Duration 3:26

PDIU cel Javen Came ne Tirane, Idrizi apel kryeministrit grek: Mos mbeshtet ekstremizmin | ABC News

3 052 watched
0
41
Published 22 Jun 2020

Harresa është një vrasje e dytë për Shqiptarët e Çamërisë. Ky ishte mesazhi që kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi kishte për të gjithë ata që duan të lënë në harresë çështjen çame. Në kuadër të 76 vjetorit të Genocidid grek mbi shqiptarët e Çamërisë, PDIU çeli në Tiranë javën e shqiptarëve të Çamërisë nën moton “Mos Harro Çamërinë” ku mesazhin kryesor, Idrizi e kishte për qeverinë greke dhe kryeministrin e saj. Harresën e qeverisë shqiptare për çështjen çame, Idrizi e lidhi me qasjen që maxhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka pasur në raport me Greqinë në vitet e fundit. Për shfaqjet e fundit të ekstremizmit, Idrizi kishte një paralajmërim se forca e tij politike do të lodhet e fundit për mbrojten e çështjes çame. Në 24 qershor, PDIU dhe shoqata Çamëria do të organizojnë një tubim tek Ambasada Greke në Tiranë, ndërsa të shtunën pritet të mbahet pelegrinazhi i përvitshëm në “Varrezat monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë”, në Kllogjer, Qafë Botë në Sarandë. Per informacionet me te fundit klikoni: Web: http://abcnews.al/ Facebook: https://www.facebook.com/abcnews.al/ Instagram: https://instagram.com/abcnewsal Subscribe kanalin tone ne: youtube:/user/abcalbanian #abcnews #abcnewsalbania

Category

Show more

Comments - 51